Eljver Raça, agjenti i portierit të kombëtares së Shqipërisë tha se Etrit Berisha do të qëndrojë te Lacio. E vetmja ofertë konkrete për Berishën erdhi nga Club Brugge, por u refuzua. Ai dëshiron të qëndrojë te Lacio.
Për të hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm te Kievo të Etrit Berishës ka menduar direkt Eljver Raça, agjenti i portierit të kombëtares së Shqipërisë. “Etriti do të qëndrojë te Lacio. E vetmja ofertë konkrete për Berishën erdhi nga Club Brugge, por u refuzua. Ai dëshiron të qëndrojë te Lacio.” Kujtojmë se Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, është njëri ndër më meritorët, që kuqezinjtë kanë arritur kualifikimin historik në Europianin 2016. Telesport.al