Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

2015/12/29 at 10:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Ju lutem mos e ngacmoni Edin!

NGA DESADA METAJ


Nuk e di a ja kanë dhëne sot për të lexuar përmbledhjen e lajmeve kryeministrit Rama. Ndoshta i lexon në mbrëmje,pas daljeve të programuara në televizione. Nuk e di as se çfarë mund të përmbledhë për “të rëndësishme”stafi i tij,por di me siguri që Edi Rama do të kënaqet shumë kur të shohë se lajmi që ai mblodhi në një darkë pronarë mediash dhe gazetarë,është kryelajmi i ditës në një ­­­­­­vënd ku gjëja më e thjeshtë është të kritikosh një qeveri që krizën ekonomike dhe atë morale e ka bërë aq të zakonshme,sa duket se nuk përben më asnjë lajm.

Për këtë do e ketë patur zoti Rama edhe fjalinë që :”nuk lexon lajmet që përgatisin gazetarët”,edhe pse disa prej tyre i kishte mbrëmë në sofrën e pallatit të brigadave. Siç duket,kryeministri është lodhur së lexuari kritika për qeverisjen,ministrat dhe pushtetarët e tij,dhe tani mjaftohet me tellallet që ja thonë në vesh “lajmet e mira”,pasi të këqijat e turbullojnë dhe ja prishin terezinë. Këto kritika e kanë bezdisur Edi Ramën dhe e kanë shndërruar nga  njeri të letrave në skenarist darkash me regji qëndrore. I bezdisur nga raportimet dhe investigimet për qeveritarët e tij,kryeministri e stisi bukur një darkë me punonjës të shtypit,ku kolegë “ngacmonin” njëri tjetrin,Edi Rama qahej dhe ankohej se po e sulmonin dhe në fund,të gjithë u morrën me listën e të ftuarve,ndonëse për publikun  me interesante do të kishte qenë menuja e darkës së servirur.

Nuk e di se çfarë permbledhje i çojnë zakonisht Edi Ramës për të lexuar. Kam dyshime për gjatësinë e rreshtave të saj. Por nuk besoj që mos t’i kenë shkruar një rresht për tenderat e Ministrisë se Shëndetsisë,shkrimet për situatën në tatime dhe dogana,abuzimet e investiguara seriozisht nga gazetarë që nuk e njohin personalisht dhe mbase nuk u vjen as për të qeshur me batutat e tij.

Kur e dëgjon sesi flet përpara gazetarëve të ftuar,të krijohet përshtypja se kryeministri ka lexuar vetëm portalin e tij,Transparenca.al. Dhe ndoshta ka bërë mirë,sepse vetëm përgënjeshtrimet mund të qetësojnë mëndjen e trazuar të një qeveritari që gazetarëve u thotë se nuk ua lexon shkrimet,nuk ua sheh programet apo emisionet a thua se çdo gjë që publikohet në këtë vënd,bëhet në funksion të tij.

Ndoshta Edi Ramës,dikush duhet t’i thotë se jo vetëm ata të darkës,por edhe shumë të tjerë punojnë çdo ditë,mirë a keq,jo për të informuar kryeministrinë,por publikun,dhe është ai i vetmi që mund t’i gjykojë për punën që bëjnë. Unë nuk e di a do ja thotë dikush me sms kryeministrit të gjitha këto,por di me siguri që Edi Rama sot është më i gezuari nga darka e mbrëmshme,ku kryelajmi se kush ishte,kush mungoi dhe kush nuk kishte ftesë,argëtoi atë dhe stafin e tij,në një vend ku halli i kryeministrit është qoka e radhës dhe e një pjesë të shtypit,a do jenë të preferuar të oborrit kryeminstror. Ama një gjë e di me siguri, që ka patur në atë darkë gazetarë që si titull të lajmit do të kishin vënë : “ ju lutem, mos e ngacmoni kaq shume Edin !”



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
SKANDAL/ Gjermanët e aeroportit të Rinasit: Kosova, pjesë e Jugosllavisë

Kosova, Jugosllavi? Dokle: Turp për aeroportin e Rinasit

Gruaja i hedh benzinë të moshuarit për t’i vënë flakën

Shkodër, tritol dyqanit. Pronari: S’kam konflikte

A do të “ringjallet” OKB me reformat e vitit 2016?

A do të "ringjallet" OKB me reformat e vitit 2016?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com