A do të guxonit të dilnit me rroba banje në mes të dëborës?
Mariah Carey e ka bërë.
Ndonëse temperaturat e mbrëmjes së të dielës ishin nën zero, ajo doli dhe pozoi me një kostum banjoje.
45 vjeçarja duket e qeshur dhe e lumtur me çmendurinë që ka ndërmarrë. Foton e postoi në Instagram nga ku u komunikoi miqve se po i kalon pushimet në Aspen të Kolorados.
Mariah kishte veshur një kostum banjoje ngjyrë ari që i nxirrte në pah format e rregullta trupore.