Fytyra e luftës në Siri: Një vajzë siriane në kufirin Maqedoni-Greqi e plagosur rëndë nga armët kimike të Assadit. Verës ajo udhëtoi drejt Bashkimit Europian.
Revista më e madhe gjermane, Der Spiegel, ka publikuar 52 fotot e vitit, ku spikat një nga rajoni. Bëhet fjalë për një vajzë e plagosur rëndë në fytyrë, nga armët kimike të regjimit sirian.
Ajo ndodhet e ulur në shinat, pranë stacionit hekurudhor në Gjevgjeli, kufiri Greqi-Maqedoni, duke pritur të vazhdojë më tej odisenë e udhëtimit drejt Bashkimit Europian.