Aktivitetet fizike, qofshin ato individuale apo në grup janë mënyra më e mirë e argëtimit dhe në të njëjtën kohë edhe përfitimit të dobive për shëndetin.
Njëri nga aktivitetet ku ju digjni më shumë kalori është peshkimi, me atë të cilit digjni rreth 240 kalori në orë.
Golfi është një tjetër aktivitet shumë i këndshëm por edhe i kushtueshëm në të njëjtën kohë. Përmes këtij aktiviteti, një individ me peshë mesatare rreth 75 kg llogaritet të shpenzojë rreth 300 kalori në orë.
Një tjetër aktivitet shumë i këndshëm, me kosto shumë të ulët financiare dhe i cili rezulton me djegie të konsiderueshme të kalorive është vallëzimi, më anë të të cilit mund t’i shpenzojmë rreth 380 kalori në orë.
Afërsisht 550 kalori në orë mund t’i djegim përmes notit dhe rreth 640 kalori përmes çiklizmit, aktivitete këto me kosto relativisht të lartë energjetike. Për më tepër, vrapimi ka një kosto edhe më të lartë energjetike sesa noti dhe çiklizmi. Përmes këtij aktiviteti në mund t’i djegim rreth 800 kalori në orë.