Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e shqiptarit nga gruaja në SHBA/ Flet vëllai i viktimës: E vrau për para

2015/12/27 at 12:08 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja e shqiptarit nga gruaja në SHBA/ Flet vëllai i viktimës: E vrau për para

Anila Keco, një emigrante shqiptare që jeton në SHBA, u arrestua këtë javë pasi vrau bashkëshortin e saj. 34 –vjeçarja i tha policisë se qëlloi me thikë bashkëshortin, Albert Keco 43 vjeç, për shkak se ai e dhunonte dhe ishte përdorues alkooli. Por vëllai i viktimës, Valmir Keco thotë se ajo e vrau Albertin për para. Ai tregon se vëllai i tij i vogël ka ikur 15 vite më parë në SHBA, pasi fitoi lotarinë amerikane dhe se më pas ka tërhequr atje dhe të shoqen. Sipas tij, pas shpërnguljes në Amerikë, vëllai kishte mosmarrëveshje me gruan, ndaj dhe kishte kërkuar edhe divorcin. Gjithashtu, Albert Keco deklaroi se “kunata e ka kryer krimin me paramendim.

Ai tregon në një intervistë për “GSH” se para se ajo të kryente krimin makabër, ka larguar dy vajzat e mitura nga banesa, duke i çuar në një qendër sociale. Më pas është kthyer në banesë dhe ka gjetur bashkëshortin në gjumë.

Duke përfituar nga kjo, Anila ka marrë thikën dhe e ka goditur në gjoks dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Kanë qenë fqinjët, të cilët e kanë parë Valmirin me thikë në gjoks dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Nuk është e vërtetë se ajo e ka kryer krimin për vetëmbrojtje. Im vëlla ishte i urtë dhe asnjëherë i dhunshëm. Edhe pse ai kishte kërkuar divorcin, kunata nuk kishte pranuar, pasi donte lekët e tij”.

Si e mësuat ngjarjen e rëndë për vrasjen e vëllait tuaj nga bashkëshortja e tij?

Unë kam qenë në shtëpi kur më ka marrë në telefon një kushëriri im, që jeton në Amerikë dhe më tha që duhet të bëhesha i fortë, pasi Mirin e kishin vrarë. Nuk po u besoja veshëve. Pasi u qetësova, e pyeta se si kishte ndodhur. U tmerrova kur më tha që vëllain e kishte vrarë Anila, kunata ime. Një kriminele e lindur, pasi ajo ishte, nervoze dhe shumë agresive prej ditës që ka ardhur nuse në derën tonë. Mjerë vëllai ynë që i ra fati të lidhej me një femër të çmendur.

Kur është larguar Valmiri nga Shqipëria dhe si ecte jeta e tyre në çift?

Valmiri fitoi lotarinë amerikane dhe shkoi në Amerikë para 15 vjetëve. Ai punonte dhe jetonte shumë mirë. Më pas u martua me Anilën, të cilën e mori në vendin ku jetonte. Ata kanë edhe dy vajza, 10 dhe 8 vjeç. Fillimisht jetonin mirë, por më pas kishin shumë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. Valmiri u thoshte shpesh prindërve për problemet që kishte me të shoqen. Prej momentit që ajo shkoi në Amerikë, nuk e pyeste farë burrin e saj, prishte lekët sipas qejfit dhe u dërgonte nënës dhe dy vëllezërve të saj shuma të mëdha. Vëllai im punonte natë edhe ditë në një kompani ndërtimesh, ndërsa ajo mbante të tjerët me lekë. Kjo ishte arsyeja kryesore që shkaktonte debat midis tyre. Kohët e fundit, Valmiri ishte shumë i rënduar psikologjikisht, pasi ajo ushtronte dhunë ndaj tij, duke i thënë se nëse nuk i jepte lekë, do të largohej me vajzat dhe nuk do e lejonte t’i takonte asnjëherë.

Sipas jush pse e ka vrarë vëllain tuaj, Anila Keco?

Për para dhe këtë e them me bindjen më të madhe. Ajo ishte e pangopur për lekë dhe thoshte gjithmonë që para se të largohej në Amerikë që lekët do i mbaj unë dhe se do pasuroj të gjithë të afërmit e mi. Ne i merrnin me shaka fjalët e saj, por që të arrinte deri këtu dhe të vriste babain e fëmijëve të saj vetëm për të gllabëruar pasurinë e tij, nuk na shkonte nëpër mend. Ajo duhet dënuar me vdekje, sepse e vrau në mënyrë të pamëshirshme tim vëlla, duke i lënë fëmijët jetimë në një shtet të huaj. Ajo ka paguar 200 mijë dollarë garanci në shtetin amerikan për t’u hetuar në gjendje të lirë. Ato janë lekët e vëllait tim. E vrau dhe me lekët e tij paguan lirinë e saj.

Cili është apeli juaj?

I kërkoj ndihmë me përulësi Ministrisë së Jashtme që të bëjë diçka për zbardhjen e vrasjes së vëllait tim dhe ajo e mallkuar të dënohet për krimin që kreu (qan). Ne s’kemi asnjë mundësi ekonomike që të shkojmë dhe të kërkojmë të drejtën në SHBA. Një lutje nga nëna e sëmurë e Valmirit, nga babai i vrarë në shpirt, një lutje nga motra që vajton për vëllain e vogël dhe një lutje nga unë që humba krahun tim të djathë.

Nëse nuk vihet drejtësia në vend çfarë do të bëni ju?

Ne nuk jemi kriminelë dhe nuk themi që do marrim hak, por nëse nuk dënohet ajo kriminele nga zemra e përvëluar nga dhimbja edhe mund të bëhemi si ajo femër e mallkuar

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Xhokoviç sportisti europian i vitit

Xhokoviç sportisti europian i vitit

Foto/ Elvana Gjata një “fashioniste” në New York

Zbardhet dëshmia e hajdutit të Elvanës/ Ja ku i fsheha telefonat e saj

Nga vdekja e 18 vjecarit, shpëtohen 10 jetë

Nga vdekja e 18 vjecarit, shpëtohen 10 jetë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com