Ky është Luke Robertson, një skocez këmbëngulës që këtë vit i erdhi një ide e çmendur në kokë.
Ai vendoi t’i kalojë Krishtlindjet i vetëm në Antarktidë.
Mes ngricës dhe të ftohtit ai po realizon një ekspeditë në Polin e Jugut, duke realizuar kështu një ëndërr të vjetër.
30 vjeçari po kalon 40 ditë i vetëm duke zvarritur 130 kg pajisje të nevojshme përgjatë 730 miljeve akull. Ai është duke djegur më shumë se 10.000 kalori në ditë.
Duhet guxim i madh të përballosh temperaturat në -50 gradë celcius, por Robertson e ka marrë si sfidë me veten.