Pronari i “Albis Party”, Naser Nika, ka ngritur padi ndaj këngëtarit të njohur, Sabri Fejzullahut në gjykatën e emigracionit në SHBA.
Arsyeja e kësaj padie, sipas Nikajt, është se këngëtari kosovar nuk e përfilli një marrëveshje të arritur mes “Albis Party” dhe Fejzullahut për natën e Vitit të Ri 2016.
Sabriu, siç thuhet, ka refuzuar të marrë pjesë në këtë mbremje me arsyen se në të njejtin vend do këndojë një këngëtar me të cilin ai nuk ka raporte të mira.
Por, Nikaj dyshon se këngëtari prishi marrëveshjen pasi iu ofrua një shumë më e madhe e parave nga një organizator tjetër po nga SHBA-ja.
Magazina.al ka kontaktuar me këngëtarin Sabri Fejzullahu, por ky i fundit nuk ka dashur të flas për këtë çështje.