Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historia e çuditshme/ Ushqehet me byrek dhe vishet me firmato. Njihuni me futbollistin që ka zëvendësuar “Drumban” në kampionatin shqiptar të futbollit?

2015/12/25 at 12:50 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historia e çuditshme/ Ushqehet me byrek dhe vishet me firmato. Njihuni me futbollistin që ka zëvendësuar “Drumban” në kampionatin shqiptar të futbollit?

Besoj e keni parë personazhin e Drumbas në shown satirik “Portokalli”. Futbollisti me ngjyrë që luan në Shqipëri dhe ushqehet me byrekë.

Në fakt edhe historia e Alex Sandro Da Silva, lojtarit brazilian të Domosdovës është pak a shumë e ngjashme, aq sa edhe komike.

Da Silva luan për Domosdovën e Përrenjasit në Kategorinë e tretë shqiptare sipas renditjes së ligave të futbollit.

Edhe ai ushqehet me byrek dhe nuk merr rrogë. Madje ndihet i lumtur me trajtimin që i bëjnë në Përrenjas.

Financat e sigurta që Domosdova kishte këtë fazë të parë të kampionatit, bënë që shefi i klubit, Ardi Facja, të kishte luksin e afrimit në ekip të disa futbollistëve të huaj.

Braziliani 18-vjeçar emigroi drejt Shqipërisë këtë vit së bashku me pjesën tjetër të brazilianëve që ish-tekniku i Kukësit, Marcelo Troisi, solli në disa ekipe shqiptare.

Teksa shumica e brazilianëve pati shansin t’u bashkoheshin ekipeve si Kukësi, Pogradeci etj., Da Silva u mjaftua me Domosdovën e Kategorisë së Dytë. Ai u afrua me bujë si një talent në sulm, por për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që pësoi, më shumë qëndroi jashtë fushës.

Arriti të aktivizohej në vetëm një ndeshje ku e bëri sefte dhe me një gol të shënuar. Dhe në mirëkuptim të rrethanave, braziliani nuk pati dhe pretendimet që kishte në fillim kur arriti akordin me shefin e klubit.

Da Silva u mjaftua me një vendstrehim në Përrenjas dhe me ushqim.

Për pagën mujore braziliani nuk pati kundërshti që s’e mori. Me ironi dhe me shaka, lojtarët ironizonin me brazilianin se kishin gjetur lojtarin më të lirë, që jetonte vetëm me byrekë, ushqim që braziliani e preferonte më së shumti.

“Nëse ka byrekë për Da Silvën çdo gjë është OK”, tregonin lojtarët përrenjsakë.

Ndërsa vetë braziliani shprehet. “Më mjaftojnë byrekët e Përrenjasit dhe shoqëria e Lushit dhe Beqos që janë miqtë e mi më të mirë në këtë qytet. Ishte një eksperiencë e bukur në Përrenjas, jo të luaja, pasi për shkak dëmtimesh u penalizova, por të jetoja dhe të provoja ushqimet tradicionale shqiptare. Kam kaluar momente shumë të bukura dhe i kam shijuar në maksimum.

“Jo më kot futbolli bashkon njerëz dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme që të luash për t’u ndier mirë”, shprehet braziliani.

Ndërkohë, fazën tjetër braziliani do të luajë për beratasit e Tomorit.

Ka qenë vetë Troisi që ka ndërhyrë për të kaluar Da Silvën atje duke parë edhe objektivat që kanë beratasit këtë sezon. Da Silva do të mbahet mend në Përrenjas si braziliani i veshur me firmato që jetonte me byrekë. (PanoramaSport)

Ju sugjerojmë

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Para
Krishtlindjet pa Imzot Rrok Mirditën, ja kush e drejton sonte meshën e madhe

Krishtlindjet pa Imzot Rrok Mirditën, ja kush e drejton sonte meshën e madhe

Lori Hoxha flet për herë të parë për operacionet plastike

Lori Hoxha flet për herë të parë për operacionet plastike

Video/ Si po duket “Vrima” e Rita Petros, e interpretuar

Video/ Si po duket "Vrima" e Rita Petros, e interpretuar

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com