Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj: Ju sfidoj, Venecia nuk rrëzoi mazhorancën

2015/12/24 at 4:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Të larguarit nga puna, Halimi: Qeveria merr kompetencat e gjykatës

Kryetari i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj ka hedhur poshtë zërat se Komisioni i Venecias, në raportin e tij paraprak ka rrëzuar amendamentet e propozuara nga mazhoranca.

“Sfidoj cilindo që thotë se Komisioni i Venecias ka rrëzuar ndonjë nga nenet e dërguara për opinion zyrtar ndaj projektiti kushtetues. Absolutisht po, që ka sugjerime për ta bërë më të mirë këtë projekt”, ka deklaruar Xhafaj në një komunikim me mediat.

Ai e ka vlerësuar si pozitiv faktin që më në fund të gjithë i janë bashkuar projektit kushtetues, si dhe vlerësimin që ka bërë Komisioni i Venecias, “mbështetur edhe në opinionet e grupeve politike, gjyqtarëve e prokurorëve për ta bërë më së miri, më cilësor e më të qëndrueshëm këtë projekt kushtetues”, ka thënë Xhafaj.

Sipas tij, nisja e reformës në drejtësi “ka qenë një proces i shkëlqyer, gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional, me asistencën dhe standardet më të larta ndërkombëtare të fushës”.

“Ndihemi mirë që edhe ata që deri dje çfarë nuk kanë thënë për procesin, njerëzit që kanë punuar në të dhe produktet e tyre, sot janë rreshtuar përkrah reformës”, ka thënë Xhafaj.

Mazhoranca mbetet e vendosur, ka vijuar ai, “për të pasur një projekt kushtetues, produkt të ekspertizës më të mirë vendase e ndërkombëtare dhe jo produkt të interesave partiake, që e kanë katandisur drejtësinë këtu ku jemi sot”.

“Është një lajm shumë inkurajues fakti që PD e ka përqafuar idenë tonë të ditës së parë të punës së nisjes së këtij procesi, se Komisioni i Venecias është pika referuese e këtij procesi”, ka thënë Xhafaj.

“Uroj që entuziazmi i opozitës për raportin e Komisionit të Venecias të kthehet në një angazhim të sinqertë në tryezat e punës për të nxjerrë produktin që meriton Shqipëria dhe shqiptarët”, është shprehur Xhafaj.

Sipas tij, në opinionin paraprak KV ka dhënë vlerësime që shumë pak dokumenta të tilla kanë pasur fatin t’u adresohen kaq pozitivisht. Mes këtyre vlerësimeve, kreu i komisionit të ligjeve ka cituar:

“Komisioni i Venecias shpreh mbështetjen e tij për përpjekjen që po bëjnë autoritetet shqiptare për reformën e thellë në gjyqësor. Një reformë e tillë nevojitet në mënyrë të menjëhershme dhe situata kritike në këtë fush justifikon zgjidhjet radikale. Ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë një bazë të qëndrueshme për punën e mëtejshme në këtë drejtim”.

“Kjo është një bazë shumë solide për të vijuar punën”, ka vlerësuar më tej Xhafaj./tch/

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Brokoli dhe domate për të luftuar këtë sëmundje

Brokoli dhe domate për të luftuar këtë sëmundje

Diskutohet buxheti, Vokshi: nuk dimë për cfarë do flasim

Presidenti dekreton buxhetin 2016

Pse po vetëizolohet Vetëvendosje?

Pse po vetëizolohet Vetëvendosje?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com