Jo më kot qentë konsiderohen si miku më besnik i njeriut. Ata janë në gjëndje të na kuptojnë në sjelljen që shfaqim ndaj tyre. Ndaj duhet ditur se si ti trajtojmë ata.
Gjëja e parë që duhet të bëjmë është ti vendosim qenit një emër praktik, me të cilin të mësohet.
Dedikoji të paktën dy orë në ditë stërvitjes. Përdorni mjete që mund ta shkathtësojnë atë, si shkopinjtë e posaçëm për qentë apo lodrat e llastikut.
Dhe më e rëndësishmja, zgjidhni të mbani pranë vetes një qen që i përshtatet stilit tuaj të jetesës. Kjo ndikon shumë në mënyrën si i trajtoni.