Kapaciteti ushtarak ka qënë gjithmonë një gur peshe për fuqinë e shteteve. Kur bëhet fjalë për rivalitet ushtarak, gjithmonë vihen në fokus SHBA dhe Rusia, dy fuqitë më të mëdha të botës.
Së fundmi, qëndra britanika analitike “Flight International” ka bërë një renditje të avionëve më të fuqishëm, ndërsa rendit tre më të mirët në botë.
Sipas analizës, plot 14 mijë e 552 avionë operacionalë janë në përdorim gjithë botën.
Avionët rusë Sukhoi Su-27 dhe Su-30 janë të tretët në botë për nga cilësia operacionale dhe ushtarake.
Të dytët renditen avionët e prodhimit amerikan F-18 Hornet/Super Hornet.
Avionët po të prodhimit amerikan F-16 Fighting Falcon janë renditur të parët.
Ky model zë 7 % të numrit total të avionëve në botë.
Të katërtit renditen sërish avionët amerikanë, F-15 Eagle me 6 përqind të totalit në botë.