TIRANE- Pas vizitës dy ditore në Izrael Kryeministri Rama nuk e ka prishur traditen e takimeve me bashkekryetarin e koalicionit, kreun e Parlamentit Ilir Meta në zyrën e këtij te fundit në Kryesine e Kuvendit.
Nga takimi nuk ka rrjedhur asnjë informacion mbi temat mbi të cilat kanë diskutuar Rama me Meten.
Pas mbylljes se sezonit parlamentar dhe miratimit të buxhetit dhe disa projekligjeve të rëndësishme përfshire dhe atë për dekriminalizimin, pritet të miratohet në sesionin e vitit të ardhshëm reforma aq e debatuar në drejtësi.
Nuk dihet nëse drejtuesit e koalicionit të majtë janë ndalur ne bashkebisedimin qe ka zgjatur rreth 60 minuta ne diskutimet mbi reformen pasi Komisioni i Venecias ka përfunduar rekomandimet mbi kete draft.