TIRANË- Edhe pse PD denoncon prej muajsh skemën klienteliste të shpërndarjes së tenderave, Qeveria vazhdon të japë para për Ilir Beqajn, sabri Abazin, Vilma Nushin, por edhe për Nadir Ccaushollin e Omega Farmës.
Sërish sot PD publikoi dokumente që trgojnë se kush i ka marrë tenderat e fundivit.
Ilir Beqa me firmën Intech plus, ka marrë 1 miliardë e 640 milionë lekë.
Në një prej tenderave në Ministrinë e jashtme, me 320 milionë lekë, kompania e Beqajt ka qënë ofertues i vetëm dhe ka marrë qindarkë me qindarkë gjithë fondin limit të vënë në dispozicion.
Vilma Nushi me firmën e saj Trimed, duke marrë këto dy javë 710 milionë lekë nga Beqa dhe nga spitalet e vendit. Kryesisht, para të marrë me negociim, pa shpallje. Godet sërish Sadri Abazi, me firmën që me letra e ka nipi i tij, duke future në dorë 1 miliardë e 830 milionë lekë në tendera të ndryshëm nga rrugët tek KESH-i.
Omega Farma, pronari i së cilës është në arrest dhe nën hetim për korrupsion, vazhdon të marrë para nga Ilir Beqaj.”Ministri i Ramës kërkon të blejë heshtjen e shefit të Omega Farmës, pasi njihet përfshirja e tij në skemën e recetave fiktive. 1 miliardë e 279 milionë lekë për Nadirin e Beqës”, thotë PD-ja.
Ndërtuesi Papuli ka marrë këto dy javë, me shërbim e shitje makine, 80 milionë lekë.
Qeveria ka reaguar vetëm në një fjali përmes këshilltarit për mediat. “Çdo dite fabrikojne akuza, marrin neper goje sipermarres, kriminalizojne kedo. Sot si per fundvit, SHQUP ben permbledhjen e thashethemeve”, shkruan Fuga.
dokumentet e agjencise se prokurimeve