Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qytetarët të arrestojnë ne rruge të korruptuarit e politikës! A është kjo protesta e ardhshme e PD?

2015/12/21 at 7:13 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Qytetarët të arrestojnë ne rruge të korruptuarit e politikës! A është kjo protesta e ardhshme e PD?

Nga Blendi Fevziu –

“Korrupsioni nuk duhet vetëm të ndëshkohet nga ligji. Prej 1 janarit qytetarët shqiptarë do ta arrestojnë korrupsionin në rrugë, në sheshe e kudo.”

Kjo frazë e lëshuar nga Lulzim Basha dje gjatë protestës së të rinjve të PD duket se hedh dritë në një farë mënyrë mbi atë se si pritet të jetë aksioni i ardhshëm politik i opozitës dhe “mosbindja civile” që ajo ka shpallur disa herë këtë muaj. Nuk kuptohet mirë se çfarë Basha ka dashur të thotë me këtë, por një njeri që e njeh historinë politike dhe e shoqëron këtë frazë me shpjegimet që Basha ka dhënë vetë, e ka më të thjeshtë të kuptojë atë që po ndërtojnë ose e kanë ndërtuar tashmë demokratët. Përpara se të lëshonte këtë frazë Basha u shpreh:

“Se me ligj dhe me frymën e ligjit, brenda institucioneve dhe jashtë institucioneve, me duar, me këmbë, me thonj e me dhëmbë do t’i bëhemi barrierë korrupsionit dhe të korruptuarve, e do të vendosim së bashku standardin e transparencës. Betimin e transparencës para shqiptarëve si parathënia e një epoke të re, të një demokracie të re ku zotër të vendit të mos jenë më një grusht politikanësh por shqiptarët të bashkuar pa dallim.”

Fjala “arrest qytetar” është një term i hershëm politik. Në SHBA ka kuptim gjysëm juridik që i jep të drejtën qytetarit të ndërhyjë e madje të ndalojë, pra arrestojë një person që ka marrë pjesë në një krim. Në një krim që ai është dëshmitar dhe që kryhet në sytë e tij. Në momente të caktuara dhe në kërcënim të demokracisë ky është zbatuar edhe si drejtësi qytetare nisur nga një perceptim i përgjithshëm. Radikalët e kanë përdorur atë edhe në një kontekst tjetër. Pak a shumë sllogani që mund të përdoret është: Nëse shihni një njeri të pasur respektojeni sepse ai ka qenë i zoti të arrijë diçka në jetë. Nëse shihni një politikan të pasur turruni mbi të, poshtërojeni sepse ai ka vjedhur paratë tuaja. Paratë që ai përdor me arrogancë nuk janë të tijat, janë të tuat, të fëmijëve të tu, të gjithë shoqërisë. Janë para korrupsioni!

Në momente të caktuara dhe e instrumentalizuar kjo filozofi mund të bëhet vrastare siç ndodhi me Gardistët e Kuq gjatë Revolucionit Kinez në vitet ’60 – ’70. Në kushtet e një demokracie të pashpresë mund të përdoret për të ndalur hovin e një klase politike arrogante, të pacipë dhe të papërgjegjshme. Një klase që kamjen e saj e mbështet mbi korrupsionin dhe e afishon atë si status social pa menduar që në thelb është një veprim i paligjshëm. Rikthimi i ligjit i takon në këtë moment qytetarëve. A ka masë në momentin që një lëvizje e tillë fillon? Vështirë ta thuash këtë dhe vështirë të parashikosh se kush mund ta kontrollojë atë që mos kthehet në katrahurë. Mekanizmi më i mirë është që veta klasa politike të ndërgjegjësohet për zullumin e saj dhe të marrë masa vetëparandaluese. Kur kjo nuk ndodh, vendi mund të përfshihet në një protestë që mund të shkallëzohet edhe më shumë. Basha ka folur shumë hapur në fjalimin e tij:

“A jemi gati rini t’i bëhemi barrikadë e pakalueshme korrupsionit në zyrat e kryeministrit, ministrave, kudo ku gjendet?

A jemi gati ta kthejmë në një ferr të vërtetë çdo minutë, çdo orë, çdo ditë të çdo të korruptuari në Republikën e Shqipërisë?”

Deklarata është konkrete dhe Basha duket se ka parasysh arrestimin qytetar, që mund të kthehet në një lloj drejtësie popullore, duke sjelle pastrim, por edhe shumë probleme në vend. A ka Basha pikërisht këtë parasysh? Pra bllokimin e zyrave të shtetit, goditjet me sende simbolike ndaj personave të akuzuar për korrupsion dhe ofendimin e tyre publik? Nuk di ta them këtë, por nuk është çudi që pikërisht kjo, të jetë strategjia e re e PD.

Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Manjani porpozon amnistinë si dhuratë për fundvit: Petrit Vasili i del kundër 

Manjani porpozon amnistinë si dhuratë për fundvit: Petrit Vasili i del kundër 

Shkodër/ Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore

Shkodër/ Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore

Resortet e kazinove dhe klientelizmi, përplasje mes Braçes dhe Bodes

Resortet e kazinove dhe klientelizmi, përplasje mes Braçes dhe Bodes

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com