Perimet janë ushqimi ideal për ata që duan të hanë shëndetshëm. Veçanërisht në ditë festash kur njerëzit e ngarkojnë stomakun me ushqime plot kalori e yndyrna.
Sallata me perime të pjekura dhe avokado është një zgjidhje e mirë.
Ja si ta përgatisni: Prisni kungujt, patëllxhanët dhe specat në kubikë me brinjë rreth 2 cm.
Marinojini me kripë dhe vaj ulliri.
Shtrojini në një tepsi dhe piqini në 180 gradë për rreth 30 minuta.
Gjatë pjekjes përziejini 2 herë.
Ndërkohë presim avokadon në kubikë, e spërkasim me lëngun e limonit dhe e përziejmë lehtë që të mbulohen g jithë sipërfaqet e kubeve me limon.
Nxirrini perimet nga furra, spërkatini me 2 lugë gjelle uthull balsamik dhe i përziejmë lehtë.
Lërini të ftohen dhe vendosini në një pjatancë të përshtatshme.
Shpërndani sipër rukolën, domatet, djathin, dhe spërkateni në fund me vaj.