Policia belge ka bastisur disa shtëpi mbrëmjen e djeshme ndërsa ka arrestuar dy persona në kuadër të hetimeve për sulmet e nëntorit në Paris ku mbetën të vdekur 130 persona.
Prokurorët federalë kanë njoftuar se dy personat janë arrestuar në afërsi të lagjes Dansaert të Brukselit.
Dy të arrestuarit do të dërgohen sot në gjykatë ku gjyqtari do të vendosë nëse ata do të mbahen prapa hekurave.
Prokurorët nuk kanë njoftuar se për çfarë dyshohen dy personat, por vetëm kanë bërë me dije se bastisjet janë kryer në kuadër të hetimeve rreth sulmeve në Paris.