Carlos Aguilera ka luajtur në saksofon, teksa i ishte nënshtruar operimit prej 12-orësh. Muzikanti 27-vjeçar e ka bërë këtë interpretim të veçantë, teksa po i nënshtrohej operacionit për heqjen e tumorit në kokë, në një spital në Malaga të Spanjës.
Ai ka lexuar dhe luajtur një pjesë klasike xhazi, para 16 mjekëve përfshirë neurokirurgun dhe anestezionistin, për t’i mundësuar atyre të operojnë në atë mënyrë, që të mos i dëmtojnë aftësitë që ka për muzikë.
Dy muaj pas, Aguilera është në gjendje të mirë dhe po e merr veten.