TIRANË – Deputeti socialist Bashkim Fino kishte propozuar kufizimin në dy mandate të njëpasnjëshme për kryetarët e bashkive, duke dalë kundër projektit të paraqitur nga qeveria, që i lejon deri në tri mandate të zgjedhurit vendorë.
Kur propozimi i Finos u hodh për votim, nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, e orientoi votën e grupit të tij kundër këtij amendamenti, duke lënë në fuqi variantin e sjellë nga qeveria. Për çudi, Kryeministri Rama votoi kundër Grupit Parlamentar socialist, duke mbështetur propozimin e Finos.
Pro Finos votuan të gjithë deputetët e opozitës dhe disa të maxhorancës, duke krijuar një kaos në këtë votim. Propozimi mori 74 vota pro, 38 kundër dhe 2 abstenime, pa mundur që të miratohej, pasi kërkoheshin 84 vota. 13 deputetë socialistë votuan kundër propozimit të qeverisë, bashkë me të gjithë deputetët e LSIsë dhe ata të PDIUsë.
Por ky rezultat ka mjaftuar që në sallë të krijohej ilaritet, ndërsa ishkryetarja e Kuvendit iu drejtua socialistëve, pa mikrofon, dhe tha se konsensus ndryshimet Kushtetuese.
Nuk e fshehën reagimin e tyre të ashpër nga kjo rrjedhje e votave si kryetari i Grupit Parlamentar Ruçi, ashtu edhe nënkryetari i tij Balla. Në votimin në tërësi të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, kreu i Grupit Parlamentar socialist Ruçi votoi kundër tij, për t’i dhënë të drejtë vetes që të adresonte kritika ndaj Kryeministrit Rama për votën e tij kundër PSsë.
“Votova kundër pikërisht për të shpjeguar votën, jo se jam kundër ligjit. E votova në parim dhe të gjitha pikat e ligjit. S’është normale që në sallën e Parlamentit amendime të tilla, për ligje kaq të rëndësishme, që lidhen me mandatin e kryetarëve të bashkive… Të gjithë ne e duartrokitëm deputetin propozues kur tha se këtu do më keni edhe pas 15 vjetësh për të bërë ndryshimet e tjera të këtij ligji.
Është e vërtetë se në politikë duhen politikanë karriere. Por unë jam kurrsesi kundër mandateve të tilla për kryetarët e bashkive”, tha Ruçi. Kreu i Grupit Parlamentar socialist hodhi poshtë propozimin e Finos. /panorama/