TIRANE- Një audit i brednshën i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka nxjerr një problematikë të madhe. Mësohet se degët doganore në Tiranë, Durrës, Fier, Kakavijë, Kapshticë dhe Shkodër nuk janë në nivele pozitive. “Borxhi doganor që subjektet kanë ndaj doganave është në shifra jashtëzakonisht të larta”, konstaton auditi. Rritje e borxhit doganor lidhet me ecurinë e dobët të arketimeve nga ana e autoriteteve doganore.
Pikat doganore të lartpërmendura janë konsideruar me risk të mesëm nisur nga risqet që lidhur me sistemet specifike sipas misionit dhe qëllimit të institucionit në mbledhjen e të ardhurave, përdorimit të metodave jo korrekte të vlerësimit të mallrave për qëllime doganore dhe kontrabandës me mallrat e akcizës.
Me mosrealizimin rezulton të jetë edhe akciza e renta mineare.
Auditi thote se ne dogana ka mangësi në imlementimin e ligjit për menaxhimin, mangesi në drejtim të organizimit të punës, të mbikëqyrjes së subjekteve ashtu edhe në administrimin e dokumentacionit.