TIRANË- Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e disa personave me drogë, mes tyre rezulton edhe emri i Erjon Braçes. “Policia ka arrestuar sot disa persona, pasi në mjetin e tyre gjeti një sasi droge që dyshohet si kokainë dhe lëndë narkotike e llojit marijuanë. Në pranga ranë Robert Nebiaj, 27 vjeç, Ibrand Hushi 30 vjeç, Xhaferr Arapi 37 vjeç dhe Erjon Braçe, 29 vjeç”, thuhet në njoftimin për mediat. Nga interesimi në polici mësuam se nuk bëhet fjalë për deputetin socialist Erjon Braçe por për një person tjetër që vetëm emrin ka të ngjashëm me të.