Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kompozitori Krajka: Parashqevi Simaku ishte e dashura e një sigurimsi

2015/12/15 at 9:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kompozitori Krajka: Parashqevi Simaku ishte e dashura e një sigurimsi

TIRANË- Kompozitori Agim Krajka i cili u akuzua sii spiun në studion e Opinion nga Sherif Merdani ua ka kthyer ‘reston’ këngëtarëve nga një tjetër studio televizive. Duke folur në Channel Uno në emisionin e Roland Qafokut ai tha se “Sherif Merdani nuk është arrestuar për këngën. Është një narcizist i dashuruar me veten”.


Kompozitori i pothuajse të gjitha këngëve të Parashqevi Simakut tha se ajo ka qenë e dashura e një ish-sigurimsi me të cilin madje donin të martoheshin.

 

Ju konkurruat në Festivalin e 11­të me këngën “Kafe Flora, burra plot”, ç’ndodhi me ju pas këtij festivali?

Pas Festivali të 11­të, unë u izolova 10 vjet nga Ansambli. Drejtoja orkestrën e Ansamblit. Qëllonte që e çonin jashtë shtetit, unë nuk dilja. Shkonte Ansambli në Greqi apo në vende të tjera, provat i bëja unë dhe para se të ikte ansambli, sillnin ndonjë fizarmonicist nga Berati apo në ndonjë vend tjetër dhe ai rrinte kot, se nuk dinte gjë… Lexohej lista dhe emri im nuk ishte.

Ju thoni se u izoluat, por a ndiheshit mirë që disa u arrestuan dhe ju të paktën jo?

S’është arrestuar njeri. Unë nuk di asnjë…

Sherif Merdani është burgosur për këtë gjë…

Jo, jo, s’është arrestuar Sherifi për këtë punë. Ta lëmë këtu, sepse është një debat tjetër. Atëherë të hiqnin nga puna, por nuk të fusnin në burg.

Po atë e kanë futur në burg…

Jeni të sigurt?! Unë di në mënyrë tjetër, që s’ka nevojë për ta thënë. Po ta kishin burgosur për këngën, në radhë të parë, duhet të kishin arrestuar kompozitorin. Sherifi ishte vetëm interpretues. Për këtë problem s’kishte arsye të arrestohej Sherifi, duhej të futeshin autorët e muzikës, të tekstit. Kjo është logjika. Edhe në atë kohë kërkoheshin argumentime.

Po pse e dënuan atë?

Sherif Merdani është një narcizist, i dashuruar me veten. Sherif Merdani nuk ka as shkollë, as notat nuk njeh, mos ma vër në radhën e Çeskut dhe Tishit. Është dënuar se i ka folur goja një gjë që s’duhej. Në atë kohë Gaspër Çurçia u pushkatua se falsifikoi 100 bileta treni. Pra, ai ligj të dënonte, si për vjedhjen, si për muzikë. Nuk kishte ligje të veçanta për çdo fushë. Unë s’isha budalla. Nuk e kam dashur dhe nuk e dua Enver Hoxhën, por ka një gjë që ai sistem ma dha shkollën pa asnjë lekë. Shkoje në spital pa asnjë lekë. Nuk kam nostalgji për atë sistem. Enver Hoxha vrau shokët e vet, eliminuan njëri­tjetrën, si Kadri Hasbiun, Beqir Ballukun. Analistët në Amerikë thoshin që sistemet socialiste janë shumë funksionale për vendet primitive. Pra, duhej ai shtet ligjor që nuk korruptoje dot askënd, policin, mjekun, gjykatësin… Sot i kemi të gjitha me pare.

Ju keni vuajtur në atë kohë, megjithatë nuk e shani atë sistem, pse?

Unë kisha racionin tim të vuajtjes si çdo shqiptar tjetër, por të mos harrojmë që kishte dhe burg dhe internim dhe pushkatim. Unë në atë kohë u formova, kam kryer studimet me pedagogë që kanë mbaruar institutin “Çajkovski”, si Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqin, Hamide Stringën…, nuk kam diplomë false. Nuk jepej diplomë kot atëherë.

Të tjerë u dënuan dhe u arrestuan për bindje politike në atë kohë…

Nuk di, kur u fliste goja apo kur bënin pisllëqe, po, dënoheshin.

Kur shkonit jashtë a ishit të survejuar?

Si mund të mos survejoheshe, ishte sistemi i tillë. Në çdo rrugë, na shoqëronte një ose dy punonjës të Sigurimit, që i vinte shteti.

Si silleshin me ju?

Shokët tanë na dukeshin. Rrinte me ne, hanin me ne. Në ndodhte ndonjë gjë, faji ishte i tyre.

Po Sherif Merdani thotë që ju bënit raporte (më falni që po kthehem sërish te Sherif Mejdani)?

Nuk është si thotë Sherif Merdani. Kur shkoje në një koncert apo festivale, çdo njëri nga ne, unë, Panajot Kanaçi do të fliste për nivelin artistik. Pse e mori vallja dhe jo kabaja, çmimin, kush stononte… Do të flisnim për problemet profesionale, për nivelin artistik.

Pra bënit një raport profesional?

Po, bënim një raport artistik. Ne nuk ishim shefa sigurimi. Por, nëse ikte ndonjë orkestrant apo valltar, arratisej, isha unë përgjegjës, ose Panajoti…

Ai fliste për pseudonime, Belini….

Për mua, Sherifi është narcizist, s’i ka dhënë asgjë shoqërisë. Më vinte pas në Korçë, më mbante fizarmonikën. Çfarë Belini?! Nuk e kam dëgjuar këtë gjë. Të thotë ça të dojë. Mua nuk më bën asgjë përshtypje, kujt i intereson, le ta hulumtojnë, le ta verifikojnë…

Ju keni punuar edhe me Vaçe Zelën, ç’mendoni ju për të, a është ajo këngëtarja më e madhe?

Këta këngëtarë dolën nga gjiri i popullit, nuk dolën nga konservatorët. Vaçen e kisha në lagje, asaj i tregova këngën e “Lemzës”. Pas saj shkrova “Djaloshi dhe shiu”. Pastaj zërin e saj e mori në dorë Avni Mula, që shkruante këngë për partinë dhe doli jashtë sferës sime. Më vonë këndoi dhe këngën e gjyshes. Çdo njeri ka vlerën e vet në art, e madhe, e vogël. Ndonjëherë një i vogël ka një të veçantë që s’e kanë të mëdhenjtë. Vaçja kishte zë natyral, të ngrohtë, konfidencial. Edhe kur i ikte zëri, edhe kur recitonte, dukej sikur këndonte, ishte shumë komunikatave. Ishte totalisht artiste.

Cili është mendimi juaj për Parashqevi Simakun?

Për mua është nga zërat më të rralë të muzikës shqiptare. Ajo këndonte muzikën e lehtë, por këndonte shuëm mirë edhe këngën popullore. Kur këndonte këngës e Qamiles të rrënqethte mishin. E ka kënduar Hfsa Zyberi dhe pas shumë kohës e këndoi Parashqevia. Në Amerikë qëndroi 6 muaj në shtëpinë time. Na kërkuan të bënim disa këngë bashkë. I kishim të gjitha të paguara, por ajo kërkoi të ikte në Hollivud. I thashë të mos e bënte këtë gabim. Por zë si ai nuk I vjen më Shqipërisë. Pas dy tre vjetësh e takova I ishte pjekur fytyra sikur e kishte futur në furrë. Por, e shkreta ajo gjysmën e trurit e kishte bosh.

Çfarë kishtye ndodhur?

Ishte sëmurë.

 Cfarë bërnte ajo në Holliwood?

Gjeti një djalë gjoja amerikan që I binte kitares dhe u martuan. Kënduan në dasma. Më pas i ra një sëmundje. Por zë si ai nuk i vjen kurrë Shqipërisë.

Alida Hisku ka thënë: “Këngëtaret që kërkonin karrierë e që nuk ishin të gjithanshme ato që nuk ishin të sinqerta në krijimtarinë e tyre si artiste, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve.

Nuk e di këtë ua them sinqerisht. Dhe flet Alida Hisku? Di që Parashqvia kishte një të dashur që punonte në sigurimin e Shtetit. Do të martohej me të, por ndryshuan punët e sigurimit këtu në Shqipëri. Edhje ai I SDigurimit njeri ishte. Nuk kishte të drejtë ai të dashuronte? Po ajo përse nuk flet me kë ka shkuar? Apo ëhstë virgjëreshë?



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Viola dhe Roberti, u pajtuan !!

Viola dhe Roberti, u pajtuan !!

RAMA U MBURR ME HUMBJEN

Thumbon Blushi: Jepni edhe diplomacinë me koncension

Dekriminalizimi: Verifikim të gjithë zyrtarëve në detyrë

Dekriminalizimi, ja ndryshimet Kushtetuese që bëhen për heqjen e mandatit të deputetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com