Dhjetëra banorë të fshatit Shamoll, në Korçë përfunduan në spital, të helmuar nga uji.Burimi nga i cili furnizohen thuajse 300 familje është me krimba dhe i infektuar. Pavarësisht kësaj banorët nuk kanë asnjë zgjedhje tjetër dhe janë të detyruar të furnizohen nga ky burim. Kur kanë mundësi, i duhet të udhëtojnë disa kilometra për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, në një burim tjetër.
Prej 5 vitesh banorët e fshatit Shamoll janë ankuar për ujin e ndotur që konsumojnë, por asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se rrjeti i kanalizimeve është i ri. Kjo nuk është hera e parë që banorët e këtij fshati shtrohen në spital për shkak të ujit të ndotur./Lapsi