Zbardhet kalendari me të cilin Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj në grup në kuadër të Europianit Francë 2016. Shqipëria do ta luajë ndeshjen e parë kundër Zvicrës, të Shtunën më 11 qershor në orën 15.00 në Lens. Ndeshjen e dytë Shqipëria do ta luajë kundër Francës, Të mërkurën e datës 15 qershor në orën 21.00 në Marseille në stadiumin Velodrome me kapacitet 59 mijë vende. Ndërsa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup Shqipëria do ta luajë kundër Rumanisë më të Dielën e datës 19 qershor në Stade de Lyon me kapacitet 59 mijë vende në orën 21.00.