DURRES- Dy anije që ankorohen në portin e Durrësit mbeten të vetmet të dyshuara për ndotjen masive të plazhit me hidrokarbure.
Në mungese të një përgjigje konkrete mbi shkaktarët e ndotjes, autoritetet përgjegjëse thanë se është kërkuar ri-ekspertim i hidrokarbureve ne dy anije, përkatësisht në një traget udhëtarësh dhe një anije tregtare.
Në këto dy mjete lundruese, ekspertë dhe inspektorë të mjedisit kane marrë mostra të lëndëve djegëse, pasi gjatë ekspertimit të parë janë vërejtur disa komponentë të ngjashme me atë cfarë u gjet në bregdet mbi një muaj më parë.
Nga verifikimet e bera ne te tjera anije qe ankorohen ne Durres është provuar se nuk janë pergjegjese per ndotjen.
Sipas ekspertëve ky është verifikimi i fundit që do te kryhet dhe në mungesë të vertetimit të komponentëve, ndotja rrezikon të mbetet pa autor.
Për këtë ceshtje Prokuroria ka ngritur akuzen e ndotjes së ujërave, vepër penale që sipas legjislacionit shqiptar dënohet nga 5 deri 10 vjet burg.
Nga derdhja e vajit të djegur te motoreve te anijeve u ndotën rreth 3 km vijë bregdetare nga ura e Dajlanit e deri në afërsi të pistës “Iliria” . /tvklan/