TIRANE- Gjykata e Apelit vendosi të zbusë masën e sigurisë për prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i arrestuar dy javë më parë me akuzën e korrupsionit. Nga arrest në burg, Vukaj del në arrest shtëpie.
Gjykata e Apelit e argumentuar masën e sigurisë me gjendjen jo të mirë shëndetësore të prokurorit të Fierit.
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se Petrit Vukaj nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënim e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, Ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, Shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.