Në një deklaratë për shtyp, Avokati i Shtetit pretendon se Këshilli i Evropës ka vendosur pro ligjit të ri të pronave në Shqipëri. E vërteta është se nuk ka asnjë vendim të këtij institucioni, por vetëm përkrahje për angazhimin. Avokati i Shtetit ka bërë një deklaratë të pavërtetë.
“Këshilli i Europës i thotë PO ligjit për pronat”. Më këtë titull institucioni i Avokatit të Shtetit u thotë shqiptarëve se ligji i ri i pronave mori mbështetjen e të Ministrave për të Drejtat e Njeriut. Por po t’i referohemi deklaratës së komitetit të Ministrave për të Drejtat e Njeriut nuk ka asnjë vendim, por vetëm përkrahje për angazhimin.
Bazuar në praktikat e tij, Komiteti i Ministrave pranon raporte apo mekanizma të raportuar dhe i inkurajon autoritetetet të angazhohen të punojnë.
Ligji u kontestua nga opozita parlamentare, shoqatat e ish-pronarëve dhe Avokati i Popullit.
Ndërkohë Gjykata Evropiane disa u herë ka vendosur në favor të ish-pronarëve. Sipas kësaj gjykate, kompensimi duhet të bëhet me vlerën e tregut të pronës në momentin e kompensimit në rast se është i pamundur kthimi dhe se harta e vlerës aktuale nuk është reale. /abcnews/