Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këlysh i Sorosit”, Plasari sulmon Abrahams dhe ironozon Dritan Hilën

2015/12/10 at 7:23 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Këlysh i Sorosit”, Plasari sulmon Abrahams dhe ironozon Dritan Hilën
Aurel Plasari ka sulmuar ashpër gazetarin amerikan Fred Abrahams, pasi ai e ka përmendur në librin e tij për trazirat e vitit 97.
Plasari thotë se Abrahams është këlysh i Sorosit.
“Një këlysh i multimiliarderit George Soros, ish-mashtrues i dikurshëm amerikan Abërham a Abërhim i sponsorizuar me paratë e dallaveraxhiut ndërkombëtar, shfaqet përsëri në Shqipëri si autor libri për të na dhënë “mësime demokracie” !
Vallë të ketë ndryshuar mbas kaq vitesh ?! Mua ma mbajtkësh mend edhe emrin, fundja siç ia mbaj mend edhe unë vëthin te veshi. I paskam bërë “copë” në gazetë, thotë ! Pak u kam bërë, sepse kanë merituar më shumë së toku me pagatorin e tyre”, shprehet Plasari.
Ai më pas replikon me Dritan Hilën, që shkruante se njerëz i Aurel Plasari dhe Rudolf Marku, i kujtojnë këllirën.
Plasari shkruan me nënkuptime erotike, ndërsa i kujton Hilës 21 janarin.
“Konstatoj që 21 janarin e mbajnë ende në gojë do anëtarë të PS-së, militues të PS-së ose edhe simpatizues të PS-së. Do të ishte në të mirën e tyre të mos vijonin e ta mbanin kaq gjatë në gojë. Sepse me veprimet e veta politike dhe organizative vetë PS-ja 21 janarin e saj e ka nxjerrë blof (bluff). Nuk i ka lënë kujtesa qytetarët shqiptarë që të harrojnë se 21 janari u bë për të ashtuquajturin “bllok të Ilir Metës”. Me aleancën parazgjedhore që PS-ja bëri më mbas me Ilir Metën dhe Lëvizjen që ai drejton, madje tanimë me bashkëqeverisjen me të dhe Lëvizjen përkatëse, 21 janarin e organizuar kundër “bllokut” të tij PS-ja e ka zhvlerësuar si kauzë. Për të mos thënë që e ka vlerësuar “të gabuar”: le të marrin e të zgjedhin mes këtyre dy interpretimeve. Prandaj mbajtja me të tepërt në gojë e një çështjeje të shkrehur nuk mendoj që u bën mirë për shëndetin e gojës, ndonëse kjo varet edhe nga shijet. Imja është vetëm një këshillë miqësie dhe respekti: in keeping ëith social standards.
Për viktimat e 21 janarit nuk më duket e përshtatshme shprehja e ndonjë kolegu të PS-së që ata “vanë për dhjamë qeni”: nuk është shprehje njerëzore. Juridikisht i qëndroj mendimit që 21 janari do të duhet hetuar më seriozisht dhe më profesionalisht duke filluar prej organizatorëve të tij dhe mandej me radhë në vargun e përgjegjësive përkatëse. Drejtuesit e PS-së nuk e deshën asnjëherë një hetim të tillë. Kështuqë kur të më përmendin mua bëjnë mirë ta heqin nga goja 21 janarin ose le ta ngrehin atë përsëri me gojën e tyre siç do të duhej në një shtet demokratik.
Meqë e zura ngoje z. Ilir Meta, kam detyrë të them që kam pasur rastin të bashkëpunoj me të, vite më parë, kur ka qenë kryeministër. Atëherë kam dalluar prej tij korrektesë administrative. E konstatoj edhe këto ditë një korrektesë të ngjashme me qëndrimin që po mban ai dhe Lëvizja që ai drejton – ndoshta e keni venë re – ndaj protestës së 8 dhjetorit. Kaq. Dhe kush ka veshë, merr vesh vetë”, thotë ai.

Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Arsyeja pse nuk duhet të konsumosh më shumë se katër filxhanë kafe në ditë

Arsyeja pse nuk duhet të konsumosh më shumë se katër filxhanë kafe në ditë

7 ushqimet  që ju njollosin dhëmbët!

7 ushqimet që ju njollosin dhëmbët!

Rekordi/ Kush është lojtari i kampionatit shqiptar që u shit 1 milion euro?

Rekordi/ Kush është lojtari i kampionatit shqiptar që u shit 1 milion euro?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com