TIRANE- Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka liruar 5 protestuesit e Partisë Demokratike të arrestuar nga policia ditën e mërkurë.
Për Arben Hajdarin, Suzana Demushin, Xhuljana Çalën, Aurel Filajn dhe Andi Dukën, prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje. Mbi këta shtetas nga ana e policisë është ngritur akuza e shktaërrimit të pronës, mosbindjes ndaj urdhërit të policit dhe prishjes së qetësisë publike.
Sipas policisë, këtyre persona u janë dokumetuar akuzat nga pamjet filmike të admnistruara dhe provat e tjera të gjetura përpara Kryeministrisë dhe tek bunkeri, pranë Ministrisë së Brendshme.