Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partizani-Tiranës: S’keni paguar borxhet, duhet të ishit në kategorinë e katërt

2015/12/10 at 1:33 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Partizani-Tiranës: S’keni paguar borxhet, duhet të ishit në kategorinë e katërt

Vazhdon lufta në distancë midis Klubit të Tiranës dhe Partizanit, që ka marrë edhe më shumë flakë pas përfundimit të derbit, ku klubi Bardh e Blu i kërkon të Kuqve të dëmshpërblejnë stolat e thyer nga këta të fundit. Por për ta ndezur edhe më shumë këtë betejë në distancë është dashur deklarata e Saimir Shehrit, drejtor i Stadiumit “Selman Stërmasi”, i cili i ka kujtuar Partizanit vitet kur militonte në Kategorinë e Tretë. Por ka qenë i mënjëhershëm reagimi i Partizanit, i cili u kujton Bardh e Bluve se duhet të ishin në kategorinë e katërt për shkak të borxheve të papaguara. ndërsa ju urojnë një kampionat kampionësh në pozitat ku ata janë.

Reagimi i plotë i FK Partizani

“Deklaratave patetike të drejtuesve të Klubit Tirana, të karakterizuara me nota ironie të mbetura në tentativë, Klubi Partizani as nuk merr mundimin t’i përgjigjet pasi për ne do të ishte si të notoje në batakun e mediokritetit.

Por për hir të opinionit publik dhe për keqardhje njerëzore e ndjejmë për detyrë t’i sugjerojmë këtyre drejtuesve që t’i

lenë mënjanë këto përpjekje shumë të mundimshme për ta, pasi të bërit ironi është aftësi e njerëzve të mençur dhe jo gjithkush mund ta zotërojë një dhunti të tillë.

Vendimin e Komisionit të Disiplinës, Partizani do ta zbatojë sikurse ka zbatuar gjithmonë çdo të tillë, por i sjellim në vëmendje këtij komisioni të nderuar apo komisioneve të tjera pranë FSHF­së që kur vjen fjala tek borxhet apo detyrimet që klubet duhet tu shlyejnë klubeve të tjera dhe sidomos detyrimeve për pagat ndaj lojtarëve, duhet së pari të sigurohet zbatimi i vendimeve të marra prej kohësh tashmë, veçanërisht kur këto vendime janë bërë stivë në adrese të klubeve të caktuara.

Sa i përket ecurisë sportive dhe eksperiencave negative të mëparshme të klubit tonë, zotërinjtë drejtues të Klubit Tirana, dhe jo vetëm, e dinë fort mirë se egzistojnë informacione të mjaftueshme dhe të sakta dokumentacionale të cilat mund t’i bënin të ndjenin shijen e Kategorisë së katërt.

Sigurisht që nga padituria e mundshme mbase këta zoterinj nuk janë në gjendje ta deshifrojnë këtë frazë dhe për t’iu ardhur në ndihmë po i japim një sqarim të vogël:

Stiva e vendimeve gjyqësore të paekzekutuara, në rast kontrolli nga UEFA Financial Control Committee, automatikisht do t’ju dërgonte në Kategorinë më të ulët të mundshme si pasojë e thyerjes së shumëpërsëritur në UEFA Financial Fair Play.

Për të shlyer ato pak detyrime karshi klubit të Tiranës dhe për të mos shqetësuar më tej opinionin nga klithmat e vazhdueshme publike për çikërrima, i bëjmë sërish thirrje klubit Tirana të na dëgojë zyrtarisht nr. e llogarisë bankare.

Nëse nuk është e mundur, ndoshta edhe për shkaqet e lartpërmendura, atëherë jeni të lutur ti mundësoni përfaqësuesve tane një takim me Drejtuesit më të lartë tuaj, me të cilët të rakordojnë (numërojnë) personalisht si vlerën financiare, por edhe sasinë e biletave të mbetura, ashtu siç u bë dhe një ditë para derbit.

Vazhdoni një kampionat prej kampionësh aty poshtë ku jeni!

Ju sugjerojmë

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin
Bota

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

22 Qershor, 2025 3:22 pm
“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
Bota

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

22 Qershor, 2025 3:17 pm
“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

22 Qershor, 2025 3:10 pm
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
Bota

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

22 Qershor, 2025 3:00 pm
“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA
Bota

“S’ka hapësirë për diplomaci”/Ministri i Jashtëm i Iranit:Duhet t’i përgjigjemi SHBA

22 Qershor, 2025 2:35 pm
Drogë në lokalet e natës në ish-Bllok, lëshohen 33 masa sigurie në Tiranë
Aktualitet

Shpërndanin droga të forta në lokalet e natës në Tiranë, një tjetër në pranga

22 Qershor, 2025 2:10 pm
“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët
Bota

“Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët

22 Qershor, 2025 1:45 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat

22 Qershor, 2025 1:28 pm
Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit
Aktualitet

Rikthehet furnizimi me ujë edhe në shumë zona të Durrësit

22 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha thirrje emigrantëve: Cilido që ka mundësinë të vijë e të votojë më 11 Maj!
Aktualitet

Bombardimet e SHBA/Berisha: Thirrje e fuqishme për përmbysjen e diktaturës në Iran

22 Qershor, 2025 1:05 pm
Para
UEFA/Kualifikueset, ja pesë golat më të bukur të Shqipërisë

UEFA/Kualifikueset, ja pesë golat më të bukur të Shqipërisë

FOTO-GALERI/Si u prit në Rinas shefi i NATO-s dhe çfarë i shpjegon Rama në sallën e hartave

FOTO-GALERI/Si u prit në Rinas shefi i NATO-s dhe çfarë i shpjegon Rama në sallën e hartave

Floriani sjell një baladë për nënën, ja fotot nga klipi

Floriani sjell një baladë për nënën, ja fotot nga klipi

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin

Netanyahu falenderon Trump: Do mbetet në histori si lideri që ndali Iranin
22 Qershor, 2025

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit ka lavdëruar Presidentin amerikan Donald Trump për goditjet e fundit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, duke...

Lexo më shumë

Thirrja e Papa Leoni XIV: Diplomacia të “heshtë” armët

“Izrael-Iran”/Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe: Lufta është gjithmonë një disfatë
22 Qershor, 2025

Pas sulmeve në objektet bërthamore të Iranit, ka reaguar edhe Papa Leoni XIV, ku ka bërë një thirrje të fuqishme...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi

“E Diela ndryshe”- Shtatë fëmijë jetimë bëhen me shtëpi
22 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” është drejtuar për në fshatin Bllatë e Poshtme  në Dibër, në të cilin dy vite më parë...

Lexo më shumë

Sulmet/‘Pro zgjidhjes diplomatike’, Merz: Irani të fillojë bisedimet me SHBA

Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë
22 Qershor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi të dielën Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pa vonesë pas sulmeve ajrore...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com