Dhuna në futbollin shqiptar nuk është e pranishme vetëm tek meshkujt, por edhe tek femrat. Gjatë ndeshjes Tirana AS The Door, ka ndodhur një episod i tillë dhune. Panorama Sport shkruan se një nga futbollistet, ka goditur me grusht arbitrin anësor, por pa dhënë shumë detaje. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve luhej në kompleksin “Olimpik” në Yrshek.