Manjati i farmaceutikës, apo i ashtuquajturi “shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli ka paguar 2 milion dollarë për të blerë albumin e grupit Wu-Tang Clan.
Ajo konsiderohej si një nga pjesët më të rralla në historinë e muzikës, një pjesë arti ekuivalente me “skeptrin e një mbreti egjiptian”.
Grupi legjendar i rrepit, Wu-Tang Clan, njoftoi në mars të vitit 2014 se do të prodhojë vetëm një kopje të albumit “Once Upon a Time in Shaolin”, që do të shitej në ankand për atë që bënte ofertën më të madhe.
Albumi me 31 këngë do të vihet në një kuti të gdhendur me dorë sëbashku me një libër prej lëkure që përmban tekstet e këngëve.
Thashetheme të shumta qarkualluan se në duart e kujt do të përfundonte një nga albumet më të lakmuar të të gjitha kohërave, me regjizorin Quention Tarantino, që qëndronte në krye pasi ishte fans i Wu-Tang dhe bashkëpunëtor.
Milionerë, miliarderë, biznese e kompani të shumta komerciale, të rinj e të vjetër shprehën interes për albumin.
“Martin Shkreli është aq i vetmuar saqë shpenzoi 2 mln dollarë për albumin e Wu-Tang me qëllimin që të ‘blejë’ miq”, shkroi komediani Mike Glazer në Twitter.
Martin Shkreli prej kohesh konsiderohet nje njeri i urryer ne bote pasi ngriti çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit brenda ditës nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme