Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet ushtaraku që iu vendos tritol: Njëra këmbë më mbeti në makinë…

2015/12/10 at 9:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet ushtaraku që iu vendos tritol: Njëra këmbë më mbeti në makinë…

TIRANË- Elton Imeri, 34­vjeçari që pak ditë më parë iu vendos tritol teksa ecte me makinën e tij e ka fituar betejën me jetën, por ka mbetur i gjymtuar. Ai tregon ngjarjen e tmerrshme dhe thotë se nuk kishte asnjë konflikt, por dyshon se atentati mund ti jetë bërë për shkak të vëllait. Mes dhimbjes Eltoni tregon se ka dalë nga makina me njërën këmbë….


Elton, si ndodhi ngjarja? Çfarë mban mend nga shpërthimi? 

Sapo kisha dalë nga shtëpia dhe isha duke shkuar për në punë. As vetë nuk e di se si ndodhi ngjarja. Në makinë isha i vetëm dhe kam qenë në ecje kur automjeti shpërtheu. Sapo ndjeva shpërthimin, jam hedhur nga makina vetëm që t’i shpëtoja asaj tronditjeje të fortë. Mbaj mend vetëm që në rrugë kishte shumë pak njerëz dhe pothuajse asnjë makinë që të kalonte. Di të them vetëm që është fat që jam ende gjallë.

Kush jua dha ndihmën e parë, kush ju solli në spital?

Nga makina kam dalë vetëm me një këmbë… Tjetra më kishte mbetur atje… Nuk e di mirë se sa metra rrugë kam mundur që të eci vetëm me një këmbë që të largohesha pak nga makina që shpërtheu. Kam mundur të dal deri në afërsi të rrugës kryesore. Në atë gjendje që isha, nuk mund të ecja më shumë. Kam bërtitur me të madhe që të lajmëronin policinë apo ambulancën, çfarëdo që të ishte. Në ato momente për fat ka ardhur një furgon i bardhë. Nuk e njihja fare se kush ishte shoferi, por ai më ndihmoi. Më hipi në makinën e tij dhe më pas më solli në spital.

Elton, si është gjendja juaj tashmë?

Tani jam më mirë. Një këmbë e humba, por jam me fat që jam gjallë pas gjithë asaj që ndodhi.

Ju jeni me profesion oficer i Policisë Ushtarake.Mendon se atentati që ju bë dje (pardje) ka lidhje me profesionin tuaj? Keni pasur kërcënime më parë nga ndonjë person?

Është e vërtetë që unë jam oficer i Policisë Ushtarake, por kjo që më ndodhi mua nuk ka të bëjë fare me profesionin tim. Jam treguar shumë i ndershëm që nga momenti që jam punësuar dhe kështu do të vazhdoj të jem. Madje, kushdo që dyshon se atentati ka lidhje me punën time, mund ta vërtetojë që nuk kam bërë asnjë veprim të gabuar në profesion. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta, nuk do të isha ende në punë. Madje dua të them që sot (dje) në spital më kanë ardhur edhe drejtuesit më të lartë të Policisë Ushtarake, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ashtu edhe komandanti i Policisë Ushtarake, Xhevdet Zeneli. Të dy këta janë persona shumë të nderuar dhe më ofruan mbështetje në çdo problem apo shqetësim që mund të kem unë dhe familja ime.

Po ndonjë konflikt apo hasmëri familjare, keni pasur?

Absolutisht jo! Ne jemi familje e rregullt dhe gjithmonë merremi me punët tona. Nuk i hyjmë në hak njeriu. Këtu ka një gabim për diçka që është thënë se familja ime është në hasmëri me një familje tjetër. Kjo nuk është fare e vërtetë, pasi këtu ka ngatërrim mbiemrash. Ne jemi me mbiemër Imeri dhe jo Ymeri, sikundër është familja për të cilën është folur më parë.

Atëherë, sipas jush, kush mund të jetë shkaku i atentatit dhe kush fshihet pas kësaj?

Unë dyshoj se shkak i ngjarjes mund të jetë një grabitje e bërë në Tepelenë mesnatën e 31 marsit të këtij viti. Di që kanë qenë 4 persona të maskuar e të armatosur që grabitën banesën e një të moshuari nën kërcënimin e armës dhe të dhunës. Një nga autorët ka qenë shoku i vëllait tim, Ervisit. Vëllai sapo ishte kthyer nga Maqedonia kur autori e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të shkonte ta merrte me makinë. Kur ka shkuar e ka marrë, tre personat e tjerë kanë qenë me maska dhe e kanë kërcënuar me armë vëllain tim që të shkonte ku t’i thoshin ata dhe të mos tregonte asgjë. Më pas ngjarja është zbuluar nga policia, pasi autorët në banesën e të moshuarve kishin lënë makinën dhe çantën me dokumente brenda. Ndërsa, vëllai im është në “Arrest me burg” për moskallëzim krimi. Ai është i pafajshëm në atë ngjarje. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga policia, pasi nga tabulatet telefonike është vërtetuar që Ervisi ka shkuar në orën 2 e gjysmë me makinë dhe pa e ditur se çfarë kishte ndodhur më parë. Por, kjo që më ndodhi mua nuk është atentati i parë që na është bërë. Në korrik vëllait tim i është vënë rreth 600 gr tritol poshtë makinës së tij, por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi ai e konstatoi në kohë. Madje, edhe gjatë kohës që ka qenë në burg, persona të ndryshëm kanë tentuar t’i bëjnë keq. Nuk e di se kush fshihet pas gjithë këtyre gjërave, por di të them vetëm se çdo gjë ka lidhje me grabitjen në Tepelenë.

Keni dëshmuar në polici? Çfarë keni thënë?

Kam thënë të gjithë këtë që po jua them edhe juve. Dua që ngjarja të zbardhet sa më parë, pasi në rrezik nuk është vetëm vëllai im dhe unë, por edhe familja imë. Kërkoj mbrojtje nga policia, si për vete dhe vëllain tim që ndodhet në paraburgim, ashtu edhe për familjen time. Nuk dua që ngjarja të mbetet në harresë nga policia, por të zbulojnë se kush janë autorët dhe të dënohen.

Intervista: Gazeta Shqiptare



Ju sugjerojmë

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
Aktualitet

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

24 Qershor, 2025 11:01 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

24 Qershor, 2025 10:29 am
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
Bota

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

24 Qershor, 2025 10:14 am
“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 10:06 am
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

24 Qershor, 2025 10:02 am
Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
Para
Dokumentari për homoseksualët, Kristi Pinderi puthet në buzë me të dashurin

Dokumentari për homoseksualët, Kristi Pinderi puthet në buzë me të dashurin

Sekretari i NATO – s sot ne Tirane! Shqetesime per pranine ruse dhe terrorizmin.

Sekretari i NATO - s sot ne Tirane! Shqetesime per pranine ruse dhe terrorizmin.

Michael Dagllas i uron ditëlindjen babait 100 vjeçar

Michael Dagllas i uron ditëlindjen babait 100 vjeçar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja

Tabaku: Arnim amator! PS kopjon ligjin e PD për investimet e huaja
24 Qershor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me një propozim të PS-së, për një ndryshim të vetëm në...

Lexo më shumë

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar....

Lexo më shumë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
24 Qershor, 2025

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit,...

Lexo më shumë

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
24 Qershor, 2025

Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com