Luftëtarët e ISIS’it janë të ‘frikësuar nga femrat’. Ushtaret femra që luftojnë ISIS’in dalin të jenë rreziku më i madh për militantët e Shtetit Islamik.
Terroristët besojnë se të vritesh nga një femër, do t’i ndaloj ata nga të shkuarit në parajsë, sipas femrave kurdë që luftojnë kundër ISIS’it.
Njësia e Mbrojtjes e Femrave YPJ përbëhet vetëm nga femrat që luftojnë ISIS’in në zonat kurde në Irak dhe Siri, shkruan Express.
Komandantja e tyre 21 vjeçare flet për CNN.
“Ata mendojnë se luftojnë në emër të islamit. Ata besojnë se nëse dikush prej ISIS’it vritet nga një vajzë, vajzë kurde, nuk do të shkojnë në parajsë. Ata na frikësohen neve femrave”, thekson ajo.