Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista ndryshe e Edi Ramës, ja ku e sheh veten pas 10 vitesh

2015/12/10 at 7:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista ndryshe e Edi Ramës, ja ku e sheh veten pas 10 vitesh

Përshëndetje zoti Kryeministër. Shefi juaj i protokollit na tha se pothuajse nuk kishim kohë fare për intervistën. Për këtë arsye po e heq listën me pyetje që kisha për të bërë dhe po ju kërkoj vetëm fjalë kyçe ose fjali të shkurtra, dy ose tre fraza maksimumi. Jeni dakord me këtë lloj interviste?


Pse jo. Mirë, e provojmë kështu.

Fjala e parë kyçe është: nënë.

Nëna ime?

Po, nëna juaj.

Gruaja më e bukur që kam pasur mundësi të njoh.

Babai juaj?

Dikush që kishte bindje të ndryshme nga të miat, por më lejoi në të njëtën kohë të isha i ndryshëm nga ai.

Basketbolli?

Fokusi është në shpirtin e ekipit. Ne kemi nevojë për lojtarë që të jemi të suksesshëm. Kjo doktrinë është jashtëzakonisht e rëndësishme për politikën – sepse në një parti apo edhe për të udhëhequr një vend, dikush duhet të mbështetet në një ekip të mirë.

Çfarë roli keni luajtur

Playmaker.

Rezultati më i mirë?

Kur arrija më shumë pikë se një kundërshtar më i mirë në karrierën time. Kemi luajtur kundër Turqisë. Megjithatë kemi humbur.

Kuzhina shqiptare?

Gatime siç duhen. Është një nga më të shijshmet në botë.

Pjata shqiptare e preferuar?

Çdo gjë e gatuar nga gjyshja ime.

Dhe pjata juaj e preferuar?

Kuzhina e gjyshes sime ishte unike. Në të nuk kishte të mirë dhe të keqe.

Shqipëria: e korruptuar, kriminale dhe e prapambetur.

Këta janë stereotipa të panevojshëm. Shqipëria nuk është një vend fatkeq. Është një vend shumë alegro dhe me shumë diell, me një mikpritje të madhe dhe me shumë vende të bukura. Në të njëjtën kohë Shqipëria ofron shumë resurse njerëzore dhe natyrore. Ka ndryshuar komplet në 25 vitet e fundit.

Të mësosh nga Shqipëria?

Në vendin tonë tolerohet çdo besim. Shqipëria është një shembull se si praktikimi i tolerancës është i mundur.

Refugjatët shqiptarë?

Një mrekulli për ata që i presin. Ashtu si emigrantët, shqiptarët kanë demonstruar atë që mund të bëjnë kur kushtet politike dhe ekonomike janë në favor të tyre.

Nuk janë emigrantët një humbje për vendin tuaj?

Jo, sepse historia ka treguar se emigrantët përdorin vendin pritës njëlloj si vendalinjtë. Por, natyrisht që populli ynë ka të drejtë për një funksionim më të mirë të gjërave dhe mundësi më të mëdha se ato që kanë aktualisht.

Veriu i Evropës apo jugu?

Pa dyshim që nuk ka një mentalitet jugor dhe verior. Ne jemi ne meridian.

Ku është ndryshimi?

Zakonisht thuhet se gjermanët jetojnë për të punuar ndërsa mesdhetarët punojnë për të jetuar. Është si një shkëndijë e së vërtetës.

Mesdhe apo Ballkan?

Jemi njëlloj.

Europa?

Një preket vizionar, por që për momentin po kalon vështirësi të mëdha.

Përse vështirësi?

Mungon një projekt strategjik.

Në ç’mënyrë?

Pa Shtetet e Bashkuara të Europës në këtë kontinent do të ketë vetëm humbje.

Pse?

Trupit total i mungon një pjesë. Diçkaje të përgjthshme kurrë të mirë.

Angela Merkel?

Aktualisht i vetmi person që mund të ngrejë Europën.

Aleksandar Vučić

Një djalosh i jashtëzakonshëm.

Serbia?

Një armik i këndshëm

Kosova?

Territor dhe shpirt shqiptar.

Droni në Beograd?

Një argëtim i keq dhe pa shije.

Shqipëria e Madhe?

Një mit i dalëmode nga një kohë e shkuar.

Politika kundër artit?

Politika është lufta ime. Arti, dëshira dhe lutje. Kjo nuk i përzjen, por i plotëson.

Shtëpitë e lyera në Tiranë?

Ajo është një politikë ngjyrash. Me bukurinë mund të bësh gjithçka.

Kryebashkiaku i vitit 2004?

Ky çmim më ka bërë krenar sepse ishte një homazh për punën e bërë në Shqipëri.

Ngjyrat e Edi Ramës?

Çfarë do të thotë?

Cilat janë ngjyrat e preferuara?

Ngjyrat janë  përkufizimi im për jetën. Në këtë drejtim janë të nevojshme dhe i përdor të gjitha.

Artistët që të kanë goditur?

Paolo Uccello. Rembrandt. Paul Klee. Marcel Duchamp.

Pikturon kalendar?

Lutjet e mia.

Kryeministër?

Një privilegj i madh. Të zgjidhesh kështu është një mirënjohje shumë e madhe që të jep populli. Në anën tjetër është një përgjegjësi e madhe.

Baba?

Vlen të thuhet se djali apo vajza kanë të drejtë të kundërshtojnë apo prezantojnë një opinion ndryshe.

Basket, Art, Politikë: keni pasur sukses në të gjithë botën

Si ta përkufizoj suksesin? Suksesi është një gjë shumë relative. Shpresoj të jetoj një jetë të mirë. Ai është sukses për mua.

Defektet e tua?

Kam qenë dhe jam keq në matematikë.

Feja?

Katolik.

Më shumë nuk doni të thoni?

Po. Vetëm katolik.

Shqipëria pas 10 vitesh.

Në BE do të ishte parashikimi më i dukshëm. Dua të bëj një përqasje tjetër. Ëndërroj një shqiptar që është mirë dhe zhvillohet pozitivisht. Shoh një vend që lufton për më të mirën dhe jo një vend të mërzitshëm.

Edi Rama pas 10 vitesh.

E imagjinoj veten në një studio me artistë, filozofë, dizajner.. si një ishull të izoluar. Kjo është ëndrra ime.

Gazeta gjermane “Der Freitag”. shqip: lapsi.al

 



Ju sugjerojmë

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

7 Qershor, 2025 10:18 am
Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
Sport

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

7 Qershor, 2025 10:10 am
Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
Rajoni

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

7 Qershor, 2025 9:59 am
Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
Bota

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

7 Qershor, 2025 9:48 am
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
Kryesore

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:34 am
Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Para
Babai i Dr. Florit, intervista prekëse për humbjen e djalit dhe  marrëdhënien e tij me drogën

Babai i Dr. Florit, intervista prekëse për humbjen e djalit dhe marrëdhënien e tij me drogën

Horoskopi, 15 Dhjetor 2015

Horoskopi, 15 Dhjetor 2015

Në shtëpinë e Vedat Ademit për festa

Në shtëpinë e Vedat Ademit për festa

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Policia asgjëson 1881 fidanë kanabis në Mallakastër, dy shtetas të arrestuar

Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
7 Qershor, 2025

Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar ‘Koordinata’, i cili çoi në zbulimin dhe asgjësimin e 1881 fidanëve narkotikë...

Lexo më shumë

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!

Ish-kapiteni i kombëtares mesazh para sfidës me Serbinë: Çuna, lufta ka mbaruar!
7 Qershor, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida historike e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, reagimet janë të shumta. Një prej...

Lexo më shumë

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar

Atentat në Beograd, vritet me armë zjarri një 24-vjeçar
7 Qershor, 2025

Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së djeshme, në qendër të Beogradit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike

Rusia liron amerikanin Joseph Tater pasi e mbajti në një klinikë psikiatrike
7 Qershor, 2025

Shtetasi amerikan, Joseph Tater është larguar nga Rusia, pasi është mbajtur në Moskë prej gushtit të vitit të kaluar, nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com