TIRANE- Projektbuxheti u votua sot në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e mazhorancës. Opozita siç pritej votoi kundër. Më herët gjatë debatit, deputeti socialist, Bashkim Fino tha se është e tepërt të shtohen fondet për Ministrinë e Drejtësisë dhe Presidencën. “Nuk ramë dakord për shtim fondesh për Ministrinë e Drejtësisë dhe Presidencën. Avokatit të Popullit i janë plotësuar kërkesat, i shtohen 2 mln lekë”, tha ai.