TIRANE- Kryeministri Edi Rama është duke kryer homazhe në nder të Imzot Rrok Mirditës i cili u nda nga jeta dy ditë më parë, pasi u godit nga Hemoragjia Cerebrale. Homazhet po zhvillohet tek Katedralja Shën Pali në Tiranë, ku përpos besimtarëve dhe përfaqësuesve të kishës katolike marrim pjesë edhe personalitete të tjera të larta.
Imzot Rrok Mirdita do të përcillet për në banesën e fundit nëser në orën 10.00, ku do të fillojë edhe mesha e funeralit të cilën do ta drejtojë Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles, Nunci Apostolik në Shqipëri.