DURRËS- Një aksident i rëndë është shënuar në orët e mëngjesit në Durrës, në zonën e ishKënetës. Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Sicc bën të ditur policia, një automjet tip
“Nissan” me targë AA664MZ që udhëtonte nga Durrësi drejt Tiranës doli nga rruga e për pasojë ka humbur jetën shtetasi me iniciale E.K. dhe janë plagosur shtetasit A.S., Zh.K. dhe E.Z.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave e mjetit.