Pak minuta më parë publikuam një foto të Kryeministrit Rama, teksa drejtohej në Hotel “Rogner”, shoqëruar nga bashkëshortja dhe deputeti Erion Braçe. Tashmë bëhet e qartë edhe arsyeja e kësaj shëtitjeje të vonë në këmbë. Kryeministri ka qenë i pranishën në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Ka qenë ky motiv, që e ka përballur Ramën me deputetin demokrat Eduard Selami, ku një shtrëngim duarsh mes të dyve, nuk ka kaluar pa u vëmendjen e fotografëve te LSA.
Deputeti Selami, i cili pak ditë më parë artikuloi një sërë kritikash për kreun e PD-së, nuk ka arritur te mbaje fjalimin e programuar sot në protestën e opozitës.
Në foto shihet edhe aktivistja Delina Fico, duke biseduar me ambasadorin amerikan.