Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shigjetuar kreun e qeverisë Rama, i cili po zhvillonte ndërkohë një takim në Elbasan me moton “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.
I gjendur në takimin përmbyllës të garës në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, Basha u shpreh: “Edhe sot, pashë kur po vija këtu se ekranet i kishte zënë kokoshi. E pashë që po i rridhnin hundët, dhe ky që kërkon të pastrojë Shqipërinë, nuk pastron dot as hundën e tij. Kush do ta pastrojë Shqipërinë, ai që e bëri pis me aleancën e krimit?! Ky e bëri pis Shqipërinë me mashtrimet e tij. Ky e bëri pis Shqipërinë me aleancën e tij që mban në këmbë korrupsionin me Ilir Metën”, tha Basha, duke ironizuar Ramën, i cili sot në Elbasan u shfaq i ftohur.