TIRANË- Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë për riparimin e ndërtimit në selitë që rrezikoi shembjen e një tjetër pallati. Kryebashkiaku, Erion Veliaj fajësoi Bashën për dhënien e lejeve jashtë çdo kriteri.
“Natyra po na kthen reston, nga mënyra se si bashkitë kanë funksionuar më përpara. Për lejet që u dhanë në Farkë, mbi shtufë, lejet jepeshin për shesh për 3 kate, bëhen gropa për 7 kate dhe po merr dhe pallate te tjera. Zgjidhja në Farkë është duke vendosur pilota”, tha Veliaj.
Ne do të ndërhyjmë tha kryebashkiaku, por faturën nuk do ta paguajnë qytetarët, por ndërtuesi i objektit, tha Veliaj.