Samra Kesinovic, 17 vjeç, dhe shoqja e saj Sabina Selimovic, mendohet se janë vrarë nga ISIS, në momentin që ato vendosën ta brakstisin luftën.
MailOnline njofton se lajmi është konfirmuar nga mediat austriake, ndonëse jo zyrtarisht.
Të dyja vajzatm, në prill të vitit 2014, kur iu bashkuan ISIS, u shëndërruan në imazhe posterash të përdorur nga shteti Islamik për të rekrutuar të rinjë të tjerë.
Kohë më parë vajzat, janë shfaqur në rrjetet sociale, në foto me pushkë në dorë, të rrethuar nga grupe të armatosura.
Të dyja vajzat janë me origjinë boshnjake, por kanë studiuar në Austri.