Në Shqipëri futbolli ka edhe një tjetër panoramë sa trishtuese aq edhe qesharake. Vetëm 30 km larg impiantit të Elbasan Arena ndodhet stadiumi i Përrenjasit ku luan ekipi vendas i Domosdovës. Siç do shikoni edhe nga video e mëposhtme Domosdova-Skrapari e përfunduar me rezultatin tenistik 7-0 për vendasit, është luajtur në një liqen të mirëfilltë. Ku aq qesharake është situata sa në gjuajtjen e penalltisë arbitri nuk gjen dot ku është pika e goditjes. Megjithatë Domosdova edhe fusha ka qenë plotësisht e përmbytur e ka gjetur 7 herë portën e Skraparit, lojtarët e të cilit janë pothuajse neglizhentë në fushë. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme.