TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për hetim ndërkombëtar të CEZ-it, ndërsa LSI-ja ka abstenuar.
Mbledhja ka pasur shumë debate. Deputetët e mazhorancës thanë se prokuroria jonë është kompetente për të hetuar. “Shqipëria është vend i pavarur dhe organet e hetimit funksionojnë”, tha Xhafa.
Ndërsa Bylykbashi deklaroi se “është nën akuzë kryetari i Kuvendit. Asnjë hetues shqiptar nuk i shkon deri në fund hetimit”.
Sipas PD ky është një vendim politik dhe jo ligjor i të majtëve për të bllokuar hetimin e CEZ ku i atakuar është edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.