Ndërsa Komisioni i Dekriminalizimit ka vendosur që të verifikohet figura e çdo zyrtari që është aktualisht në detyrë, një pyetje që lind vetvetiu është: A duhet të ketë edhe një projektligj të posaçëm që sanksionon ata drejtues të lartë të cilët nën përgjegjësinë e tyre të plotë kanë emërimet e individëve me rekorde kriminale? Vetëm sot media publikoi rastin e emërimit në krye të Drejtorisë së Parkut të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, të shtetasit Eqerem Braçe i cili një vit më parë ka plagosur me armë zjarri dy persona. Ndërkohë që janë me dhjetra rastet e emërimeve në krye të dikastereve kryesore të individëve me rekorde kriminale të cilët janë denoncuar në këto dy vite nga opozita.