Edi Rama është nisur ose pritet të niset sot për në Kinë. Ky është udhëtimi i tretë i Ramës në vendin e madh Aziatik dhe i dyti brenda muajit pas udhëtimit që pati në Hong Kong thuajse 4 javë më parë. Në shtator 2014 Rama zhvilloi një tjetër vizitë në Kinë që zgjati disa ditë. Ai vizitoi ve[ Pekinit dhe Shangait edhe disa qytetet të tjera. Ndërkohë nuki dihet se cili është destinacioni kinez i Kryeministrit këtë herë.
Po përse udhëton rama në Kinë? Cili është qëllimi i vizitës dhe përse është mbajtur thuajse në heshtje? A ka lidhje kjo me investimet apo me ekspozitat personale të pikturës që po bëhen bashkëshoqëruese të udhëtimeve jashtë të Kryeministrit? Ende nuk ka asgjë të qartë për të gjitha këto, por kjo është vizita e disatë jashtë Shqipërie në fare pak kohë. Kujtojnë se në mes të javës Rama ndodhej në Stamboll prej nga u kthye në fundjavë.
Përse vlejnë gjithë këto udhëtime dhe cili është rezultati i tyre. Për këtë Rama nuk ka dhënë ende një shpjegim të qartë!