Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfehet bashkëshortja e Olldashit: Koli kishte brengat e tij

2015/11/22 at 11:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëfehet bashkëshortja e Olldashit: Koli kishte brengat e tij

Një vdekje konfuze dhe tejet tronditëse, e cila nuk la askënd indiferent. Sokoli i mëmë Kozetës, atë mbrëmje të së mërkurës, u largua për herë të fundit nga shtëpia pas një bisede telefonike, derisa po ndihmonte të bijtë në detyra të shtëpisë, për t’u kthyer po atë natë, krejt papritur, në arkivol. Për shumëkënd, ajo që u tha në lidhje me aksidentin e tij, u duk absolutisht joreale. Heshtja që kishte pushtuar brendësinë e automjetit, në të cilin u gjet trupi i tij i pajetë, nuk do të arrijë ta zbardhë kurrë të vërtetën e largimit të tij nga kjo botë. Ai nuk mund të flasë, ndonëse ishte triumfues në çdo diskutim që bënte, përherë me dëshmi, duke argumentuar të vërtetat. Porse, ai kurrë nuk mund ta argumentojë të vërtetën e vdekjes së tij. Sokoli iku atë natë me shi, pas së cilës ankthi torturues dhe dhimbja kishin pushtuar rrugën e Elbasanit, vendin ku ai u gjet i rënë në greminë. La pas familjen ideale, nënë Kozetën fisnike, Kelën, një grua dinamike, pedagoge në Universitetin e Tiranës, dy bijtë e tij të talentuar, Glaukun dhe Kleitin, si dhe të vëllain, Ardianin. Sot, dy vjet pas tmerrit të asaj nate, kur papritmas u dha lajmi se Sokoli nuk jeton më, në një intervistë ekskluzive, bashkëshortja e tij, Enkeleda Olldashi, shpalos të pathënat e jetës së tyre. Po bëhen dy vjet pa Sokolin. Si po e përballoni këtë periudhë kohore, prej kur jeta juaj ndryshoi, papritur, në tërësi? Unë besoj te transformimi i formës së jetës së individit nga një gjendje, në një gjendje tjetër. Ai që arrin ta kuptojë dhe ta pranojë atë që pohova më sipër, më mirëkupton, nëse nuk do ta konsideroja mospraninë fizike të Kolit si “jetë pa Kolin”. Çdo njeri ka dimensionet e tij dhe ato nuk mund të shuhen nga mosprania fizike e tij. Për njerëz si Koli, fjala dimension ka kuptimin më të plotë të saj. Dhe, a mund të më drejtohet mua kjo pyetje?… Besoj se pyetja e mësipërme nuk përputhet me konceptim tim për jetën. Është një dhimbje, e cila kurrë nuk zbehet, ngase ka plagë që koha kurrë nuk mund t’i shërojë. Si arritët ta mundni dhimbjen, cili ishte motivi juaj më i fortë për jetën? Jeta është vetë një motiv dhe për sa kohë e ndien që frymëmarrja jote vibron në atmosferë, atëherë ti je pjesë e së tërës. Trishtimi është një ndjesi shumë personale dhe lum ai që di t’i largohet apo të largojë nga vetja ndjesi të tilla, të cilat nuk kanë lidhje me atë që mund të të kenë bërë të trishtohesh, por me ty që nuk ke ditur të kuptosh apo besosh se ajo që trishton nuk është mungesa e fizikes, por pamundësia e jetesës vetëm me jomaterialen. Në këtë aspekt, më trishton mosrezonimi me Kolin në të njëjtën formë jete. Ju kujtohet ku ishit dhe çfarë ishit duke bërë mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, në momentin kur e kuptuat se Sokoli ishte aksidentuar? Kishit ndonjë plan, të cilin nuk e realizuat? Pyetja është shumë e trishtë në vetvete dhe nuk dua as ta rikujtoj për t’iu përgjigjur. Unë nuk dua të kujtoj një moment nga vijimësia ende e jetës me Kolin, pasi, nëse do të jem duke bërë këtë, atëherë do të thotë që kam reshtur së jetuari. Më falni, lexues! Më duhet të them që, në një marrëdhënie shpirtërore ndërmjet njerëzve, nuk ka plane, por realizime. E brengoste diçka Sokolin, ju fliste për ndonjë problem? Koli dinte të jetonte si askush tjetër që njoh. Vështirë që dikush me vitet e Kolit të ketë jetuar më shumë se ai në këtë jetë. Brengat janë pjesë e jetës dhe me siguri, si gjithkush nga ne, edhe Koli duhet të ketë pasur brengat e tij. Koli dinte të ndante me njerëzit të mirat, ndërsa ligështitë dhe brengosjet dinte t’i mbante për vete. Ato “probleme” që donte të ndante, ishin të karakterit shumë parimor dhe nuk lidheshin me emra individësh. Problematikat nuk i shikonte si fenomene të shkaktuara nga individi specifik, por si rrethana. Dhe rrethana problematike në jetën e tij, sigurisht që ka pasur. Ai dinte të ishte lider dhe një lider, i lindur si i tillë apo jo, kur gjendet në rrethana problematike, di të dalë prej tyre pa lënduar askënd./Balkanweb




Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Moti i keq, shënohen viktimat e para në Shqipëri

Moti i keq, shënohen viktimat e para në Shqipëri

Vodhen energjine, 20 ne pranga

Vodhen energjine, 20 ne pranga

Terroristi i Parisit komunikon në Skype me shokët

Terroristi i Parisit komunikon në Skype me shokët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}