Mbrëmjen e sotme është bërë inagurimi i rikonstuksionit të Bankës së Shqipërisë. Por ajo që ra në sy në eventin e pritjes është se në morinë e personaliteteve të ftuar, madje edhe të arkitektit, mungonte ish-guvernatori Ardian Fullani, pikërisht personi nismëtar i rikonstruksionit të godinës i cili ishte në detyrë deri pak muaj para përfundimit të plotë të punimeve. Sipas informacioneve të siguruara nga Opinion.al, Fullani nuk ka pasur ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninën e inagurimit, e cila normalisht duhet të ishte rezervuar nga protokolli i bankës, në dijeninë edhe të guvernatorit të ri të saj, Gent Sejko. Çka tregon për mungesën e theksuar të galantesës nga ana institucionit dhe drejtuesit të saj.