DURRËS- Afro 1 ton drogë (egzaktësisht 980 kg) është kapur mbrëmë në portin e Durrësit. Tre persona kanë rënë në pranga ndërsa po hetohet për grupin e narkotrafikut. Droga u gjet e fshehur në një trajler që transportonte lëndë drusore drejt Italisë. Drejtues i mjetit Ervin Pëllumbi është vënë në pranga edhe pse ka deklaruar se nuk kishte dijeni për drogën në kamion. Ndërsa pronar i mjetit është shtetasi Albert Doku, banues në Tiranë i cili gjithashtu u vu në pranga. Po kështu në pranga është vëënë edhe Gani Bushati, 55 vjeç. Policia thotë se droga sigurohej nga Malësia e Shkodrës, sistemohej në një magazinë lëndësh drusore në fshatin Bushat të qytetit verior, e më pas kishte
synim që të ngarkohej në tragetin e linjës DurrësAncona, ndërsa destinacion ishte Milano i Italisë.
Ne foto: Lenda narkotike e sekuestruar ne portin e Durresit