PRISHTINE – Vetëvendosja nuk zmbrapset derisa Qeveria të tërhiqet marrëveshja me Serbinë. Në shenjestër të aktivistëve të saj ishte Zv/Ministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi, i cili u qëllua me vezë.Ngjarja ndodhi shumë pranë selisë së Qeverisë së Kosovës.
Vetevendosje permend miqësinë e Petrit Selimit dhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, ndersa kercenon se” ai dhe shefat e tij nuk do ta kenë punën e lehtë nëse nuk terhiqen”.
Përmes një statusi në Twitter, Selimi i cilësoi kriminelë fashistë aktivistët e Vetëvendosjes që e qëlluan me vezë. ”Përgjigjia ime-shkruan ai- nesër do të udhëtoj në Azi, për të siguruar më shumë vota për Kosovën në UNESCO-n.
Lëvizja Vetëvendosje kundërshton marrëveshjen me Serbinë për Zajednicën dhe demarkacionin me Malin e Zi. Dy dite me parë u shënuan tensione mes aktivistëve të vetevendosjes dhe policisë pas arrestimit të deputetit Albin Kurti, i cili u la i lirë pas tre orësh.